AGK reagon ashpër ndaj bashkëshortit të Presidentes - Sulmet e tij shtojnë pasiguri te gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AGK reagon ashpër ndaj bashkëshortit të Presidentes – Sulmet e tij shtojnë pasiguri te gazetarët

    Insajderi
    09 February 2022 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani ka publikuar një shkrim në të cilin gazetarët i quan përfaqësues të Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale.

    Krejt kjo pas publikimit të artikujve në lidhje me përfshirjen e presidentes Osmani në shpenzimet e naftës.

    Ndërkaq kjo gjuhë e përdorur nga Sadriu është dënuar edhe nga Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku sipas tyre sulmi i tij shton pasiguri tek gazetarët.

    “Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mbanë post shtetëror në MPJ shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së

    Postimi i plotë nga AGK-ja

    AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”. “Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mbanë post shtetëror në MPJ shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark