AGK reagon ndaj gjuhës linçuese të grupit mekryeministrin: Përkrahja e kësaj gjuhe nga Fitore Pacolli vë në rrezik gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon ndaj gjuhës linçuese të grupit mekryeministrin: Përkrahja e kësaj gjuhe nga Fitore Pacolli vë në rrezik gazetarët

    Insajderi
    02 December 2021 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit #mekryeministrin, në Facebook.

    Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.

    Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

    Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të distancohen nga kjo gjuhë linçuese dhe të ndalojnë përkrahjen, qoftë indirekte për sulmet e tilla ndaj gazetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark