
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka konfirmuar se Shkëlqim Hysenaj, gazetar në Zëri, do të jetë kryetar i ri i kësaj organizate.
Ai është zgjedhur sot në kuvendin zgjedhor të AGK-së dhe në këtë detyrë e zëvendëson ish-kryetarin Zekirja Shabani.
AGK ka zgjedhur në këtë kuvend edhe anëtarët e bordit të kësaj organizate.
Besiana Krasniqi nga RTV 21 ka marrë më së shumti vota nga kolegët e saj gazetarë, 122 gjithsej.
Shtatë anëtarët e tjerë të këtij bordi janë: Beadin Syla nga gazeta Zëri, Taulant Qenaj nga KTV, Dardan Hoti nga Kosova Press, Valdrin Krasniqi nga Tribuna, Majlinda Aliu e Arsim Halili nga RTK si dhe Fidan Rama nag Dukagjini.
Mandati i tyre është tre vjeçar./Insajderi.com