
Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga “Lidhja për Prishtinën” me numër 30, Agnesa Rexhepi Demiri, tha se shumë qytetarë hezitojnë ta vizitojnë Parkun e Germisë për shkak të qenve endacakë.
Ajo premtoi se do të angazhohet në krijimin e strehimoreve dhe sigurimin e strehimit për qentë endacak.
“Ndër pasuritë më të mëdha të Prishtinës është Parku i Germisë. Shumë qytetarë hezitojnë ta vizitojnë për shkak të qenve endacakë. Unë, si zë i fuqishëm për mbrojtjen e qytetarëve, do ta shtyj fuqishëm krijimin e strehimoreve dhe sigurimin e strehimit për këta qen, duke lejuar që të gjithë të shijojnë parkun në mënyrë të sigurt dhe të këndshme”, tha ajo.
https://www.facebook.com/share/r/16RmCkBNgz