Agnesa Rexhepi Demiri: Dua të jem zëri i sportistëve tanë, sporti është forca që bashkon dhe frymëzon - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Agnesa Rexhepi Demiri: Dua të jem zëri i sportistëve tanë, sporti është forca që bashkon dhe frymëzon

    Insajderi
    08 October 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Kandidatja e Lidhjes për Prishtinën, Agnesa Rexhepi Demiri, ka shprehur përkushtimin e saj për mbështetjen e sportistëve dhe zhvillimin e sportit në kryeqytet.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës së saj dhe një “shkollë e karakterit dhe e forcës”.

    “Sporti ka qenë gjithmonë pjesë e imja, një shkollë e karakterit dhe e forcës. Tani, duke parë brezat e rinj të karatistëve e sportistëve tanë, ndjej krenari dhe shpresë për të ardhmen. Nga vetja, dua të jem zëri i sportistëve tanë, t’i mbështes, t’i dëgjoj dhe t’i motivoj, sepse sporti është forca që bashkon dhe frymëzon,” ka shkruar Rexhepi Demiri.

    Ajo kandidon me numrin 30 nga lista e Lidhjes së Prishtinës 115, duke theksuar se do të punojë për t’u dhënë hapësirë, përkrahje dhe kushte më të mira sportistëve të rinj në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark