
Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga “Lidhja për Prishtinën” me numër 30, Agnesa Rexhepi Demiri, ka prezantuar vizionin e saj për një kryeqytet më të shëndetshëm dhe më aktiv.
Ajo thekson se është e vendosur që në çdo lagje të Prishtinës të krijohen hapësira sportive ku fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit të kenë mundësi të zhvillohen, të argëtohen dhe të kalojnë kohë cilësore.
“Sporti nuk është luks, është e drejtë për të gjithë,” tha Rexhepi Demiri, duke shtuar se investimi në sport nuk është vetëm për argëtim, por edhe për edukim dhe ndërtim të karakterit.
Sipas saj, sporti mëson disiplinë, forcë, besim dhe bashkëpunim, duke kontribuar jo vetëm në rritjen e trupit, por edhe të shpirtit dhe karakterit.
“Le të inkurajojmë fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport, sepse aty fillon një jetë më e shëndetshme dhe një shoqëri më e fortë,” u shpreh kandidatja e Lidhjes për Prishtinën 115, e cila garon me numrin 30 për Asamble.