Në Edicionin e 32-të të festivalit spanjoll La Rioja es de Cine i cili ka përfunduar mbrëmë në Logrono të Spanjës, filmi kosovar ‘Agnus Dei’, me skenar e regji të Agim Sopit, ka triumfuar duke rrëmbyer tri çmime të rëndësishme: ‘Filmi më i mirë ndërkombëtar’, ‘Skenari më i mirë’ dhe ‘Montazhi më i mirë’, njofton KultuPlus.
Javën e kaluar është shpërblyer edhe me dy çmime tjera, në Finlandë, me çmimin “Awards of Recognition”, dhe në Indi me çmimin regjisori më i mirë./Insajderi.com