“Agnus Dei” merr çmim në Chicago - Insajderi
×
Kulturë

“Agnus Dei” merr çmim në Chicago

Insajderi
05 July 2017 - 14:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi Agnus Dei i cili deri më tani i ka sjellur Kosovës 86 çmime kinematografike, ditëve në vijim do të shfaqet edhe në disa festivale ndërkombëtare në SHBA, Kanada, Meksikë e Evropë.

Në Edicionin 2017 të Illinois Independent Film Festival që ka përfunduar mbrëmë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, filmi kosovar “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar çmimin e regjisorit më të mirë, shkruan KultPlus.

Agnus Dei, shfaq dramën e një lloj Edipi të ditëve tona. Drama tronditëse, shtjellon fatin e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave,i cili bënë një jetë të dëshpruarish me të ëmen Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi.

Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij Mari dhe babait shqiptar Dinit. Është koha kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësore, pikërisht në prag të luftës. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës.

Ai do të ikën nga lufta për në perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe regrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh.

Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijen e Dinit, Marien dhe ikën.

Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit.

Në raportet e tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai ia merr vetes jetën.

Filmi Agnus Dei i cili deri më tani i ka sjellur Kosovës 86 çmime kinematografike, ditëve në vijim do të shfaqet edhe në disa festivale ndërkombëtare në SHBA, Kanada, Meksikë e Evropë.

Agnus Dei, gjatë muajit gusht, do të ketë nderin të hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Peking të Kinës, festival që cilësohet si më i rëndësishmi në shtetin më të numërt të botës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark