‘Agnus Dei’ shpërblehet edhe në Poloni - Insajderi
×
Kulturë

‘Agnus Dei’ shpërblehet edhe në Poloni

Insajderi
31 May 2017 - 12:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në edicionin e dytë të European Cinematography Awards që mbahet në Warszaw të Polonisë, filmi kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e regjisorit më të mirë.

Festivali i ri European Cinematography Awards, pretendon të promovojë “zërat unik të kinematografisë narrative, filmin me shpirt të pavarur dhe krijuesit e ri e ata të establishuar të cilët sjellin forma të reja në rrëfimet kinematografike”.

Filmi më i mirë i këtij edicioni është shpallur filmi Asphyxia i regjisores italiane Alessandra Angeli, filmi më i mirë i shkurtër “The sky is blue everywhere” i regjisores amerikane Gina Wenzel, kurse filmi më i mirë dokumentar, është shpallur filmi australian “Return to Bosnia” i regjisorit Wes Geen.

Javën e fundit, filmi Agnus Dei ka marr ftesa edhe për disa festival të rëndësishme si:

Eurocinema Film Festival – Geneva, Austria International Film Festival – Vienna, Malta Film Festival- Malta, Heerlen International Film Festival – Limburg, Festival Internacional de Cine de Autor – Guadalajara, etj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark