Futbollisti shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi nga dita e sotme është transferuar te skuadra e Bundesligës Bochum.
Elezi sot ka kaluar kontrollet mjekësore, pas të cilave edhe ka firmos kontratë me ekipin gjerman Bochum, sipas informative ai ka mundësi që të debuton që në fundjavë kur skuadra e tij takohet me Augsburgun.
Sipas orarit të kampionatit të Bundesligës më 2 mars do të zhvillohet ndeshja mes Bochum ku tanimë është edhe Agon Elezi dhe ekipit të Leipzig-ut ku luan edhe futbollisti Elif Elmaz
Shkupjani Agon Elezi në karrierën e tij ka luajtur për Varazhdinin, Skënderbeun dhe Shkupin.
Bochum aktualisht është në vendin e 14-të në Bundesligën gjermane dhe vetëm tre pikë e ndajnë atë nga vendi i nëntë.