Agravon debati mes dy banoreve të BBVA: Mos më prek… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Agravon debati mes dy banoreve të BBVA: Mos më prek…

    Insajderi
    15 January 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas episodit kur Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjanës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.

    Komentet e Roza Latit, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.

    Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë. Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?

    Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.

    Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.

    Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla).

    Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke koenfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.

    Roza Lati: Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza..


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark