Agresori i aeroportit në Francë, alkool e drogë para sulmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Agresori i aeroportit në Francë, alkool e drogë para sulmit

    Insajderi
    20 March 2017 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analizat e toksikologjisë treguan se autori i incidentit në aeroportin francez të Orly kishte konsumuar alkool, kanabis dhe kokainë përpara se të sulmonte ushtaren e të qëllohej për vdekje nga kolegët e saj.

    Episodi i së shtunës shkaktoi frikë e solli mbylljen e përkohshme të aeroportit të dytë më të madh të Parisit. Edhe pse hetimet për zbardhjen e motiveve të agresorit vazhdojnë, babai i tij këmbëngul se i biri nuk është ekstremist dhe se veprimet e tij ishin pasojë e pijes dhe drogës, shkruan BBC.

    “Djali im nuk është terrorist. Ai nuk është lutur kurrë, vetëm se konsumonte alkool”, është shprehur i tronditur burri.

    39-vjeçari Ben Belgacem, i lindur në Francë nga prindër tunizianë, i mori armën një ushtareje në terminalin jugor të aeroportit, ndërsa e kërcënonte me një pistoletë në kokë.

    Ai duket të ketë thënë se donte “të vdiste për Allahun”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark