Javier Aguirre ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Mallorcas.
Pasi ia siguroi mbijetesën klubit ishullor, Aguirre ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij si trajner i Mallorcas, shkruan Express.
Ai ishte pjesë e klubit spanjoll tash e dy vite e gjysmë.
Aguirre ishte insistues që sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi të kalonte atje, ku pati sezone fantastike.
Atij iu bë një ceremoni lamtumirëse në klubin e Mallorcas.
Mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i Mallorcas në ditët në vijim.