×
  • Lajme
  • Lajme

    Agusholli: Nxënësja nga Peja u pengua sërish të hyjë në shkollë, por kjo ndodhi nga vonesa e emailit

    Insajderi
    30 September 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LVV’së, Gramoz Agusholli ka deklaruar se nxënësja me shami është përjashtuar përsëri sot nga shkolla por që sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi gjatë komunikimit mes institucioneve.

    Agusholli përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot, vajza A.D. është penguar përsëri të hyjë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ për shkak të vonesës së një emaili nga DKA (Drejtoria komunale e Arsimit në Pejë), ku në atë email ishte përgjigjja ndaj pyetjes së DKA-së drejtuar MASHT-i lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të mësimit të saj.

    “Njoftimi nga DKA u përcoll pasdite në shkollë, dhe tani gjithçka është e qartë”, shtoi ai në Facebook.

    “U bëj thirrje të gjithë akterëve të zbatojnë qëndrimet e MASHTI-t, që nuk paraqesin asnjë pengesë për vazhdimin e mësimit të nxënëses”, ka deklaruar tutje deputeti i shumicës.

    Ai ka kërkuar që familja e vajzës të mos shqetësohet dhe të respektohet privatësia e tyre

    “Ndërkohë ju lus, të gjithë të interesuarit qofshin ata media apo akterë të tjerë të interesuar të ndihmojnë në këtë proces, t’a lejojnë familjen dhe vajzën të vazhdojnë mësimin dhe jetën e tyre private pa asnjë shqetësim”, ka deklaruar Agusholli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark