Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, kërcënimet shkuan deri te gruaja dhe fëmija im - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, kërcënimet shkuan deri te gruaja dhe fëmija im

    Insajderi
    01 February 2024 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se është kërcënuar tre herë, një herë me një telefonatë nga burgu dhe dy herë live.

    Ahmetaj ka treguar se, për këto kërcënimi ka informuar edhe shërbimet e huaja.

    Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu…Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime”, deklaroi ai tek ‘Çim Peka LIVE’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark