Ahmeti me bashkëpunëtor bëjnë homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti me bashkëpunëtor bëjnë homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

    Insajderi
    18 April 2016 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, sot, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, si dhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.

    Me këtë rast, Kryetari Shpend Ahmeti tha se në këtë ditë përkujtojmë ata që e dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, që ne të jetojmë në liri.

    “Është detyrë e secilit prej nesh që kauzën ta çojmë një hap përpara, edhe pse atë që mund ta bëjmë ne është tepër e vogël në krahasim me ta”, ka thënë Ahmeti.

    Ai po ashtu tregoi se Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e varrezave të dëshmorëve edhe në Vitit të Marecit, dhe shumë shpejtë do të kërkohet edhe nga Ministria e Planifikimit që varrezat e dëshmorëve në Prishtinë të kalohen në kompetencë të Komunës, në mënyrë që edhe ato të rregullohen.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark