Ahmeti i bën presion qeverisë për autobusët: Nënshkruane më se e tepruat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i bën presion qeverisë për autobusët: Nënshkruane më se e tepruat

    Insajderi
    15 June 2016 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi që ka bërë në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Financave që të nënshkruajnë garancionin që të sjellin autobusët urbanë në Prishtinë.

    I pari i Prishtinës akuzon qeverinë se po e shtyejnë me qëllim miratimin e garancionit për autobusët.

    “Me 18 maj e kaluam, me 25 e derguam në qeveri për ta konfirmuar ligjshmërinë. Minsitria e Financave i ka pas 15 ditë për ta konfirmuar. Kanë kaluar 20 ditë dhe kushtin qe vetë e kanë vendos nuk po e konfirmojnë”, shkruan Ahmeti.

    “Sot kishte mbledhje te qeverisë dhe garancioni nuk ishte në rend dite. Të premten është edhe një mbledhje. Nënshkruane më se e tepruat”.

    Para rreth një muaji ministri i Financave, Avdullah Hoti, i premtoi kryetarit të Komunës se do ta dërgonte për miratim të garancionit për autobusët që e kishte kërkuar Komuna e Prishtinës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark