
Kryetari i komunës Shpend Ahmeti, njëkohësisht edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se me fillimin e publikimit të përgjimeve janë shtuar sulmet ndaj komunës që ai drejton dhe subjektit të tij politik.
“Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Lëvizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Ahmeti ka shtuar se për të sjell fundin e klanit printo qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë.
“Qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen”. /Insajderi.com