Ahmeti: Demarkacionin do ta kundërshtojmë me mjete paqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Demarkacionin do ta kundërshtojmë me mjete paqësore

    Insajderi
    29 August 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se deputetët e kësaj Lëvizjeje nuk do ta votojnë marrëveshjen aktuale të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Mirëpo, ai shfaqë dilema te deputetët e partive tjera. Në një intervistë për “Epokën e re”, Ahmeti thotë se nuk u beson shumë as deklarimeve të disa deputetëve që thonë se nuk do ta votojnë demarkacionin.

    “Mund të garantoj vetëm një gjë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votojnë demarkacionin. Nuk mund të garantoj për asnjë subjekt tjetër, madje jam goxha i sigurt se disa prej deputetëve të koalicionit qeverisës, të cilët po thonë se nuk do ta votojnë, do ta votonin nëse do ta kenë mundësinë. Deputetët e Vetëvendosjes do ta pengojnë votimin e demarkacionit me metoda paqësore, ndërsa qytetarët do të jenë në protestë në mbështetje të deputetëve dhe për t’i treguar këtij koalicioni se ky demarkacion nuk bën të kaloj…”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark