Ahmeti: Disa kanë hyrë në Google për të parë kush janë zagarët, kush janë lepujt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Disa kanë hyrë në Google për të parë kush janë zagarët, kush janë lepujt

    Insajderi
    02 October 2025 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRODPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.

    “Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.

    Madje, Ahmeti tha se disa njerëz kanë hyrë edhe në internet për të parë se për kë e kishte fjalën Ahmeti kur fliste për zagarët, transmeton Insajderi.

    “A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmeti.

    “Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne”, tha mes tjerash në tubimin e mbajtur në Strug, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark