Ahmeti, ftesë fermerëve të Graçanicës t’i bashkëngjiten tregut të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti, ftesë fermerëve të Graçanicës t’i bashkëngjiten tregut të Prishtinës

    Insajderi
    13 April 2016 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ahmeti e konsideroi këtë iniciativë si të rëndësishme dhe tha se është detyrë e secilit që në komunën e vet të stimulojë sa më shumë aktivitete, derisa i bëri thirrje fermerëve nga Graçanica t’i bashkëngjiten tregut të Prishtinës.

    “Ai tregoi se i ka bërë ftesë disa here komunave tjera që në tregun e prodhimeve vendore të ketë shitës nga të gjitha komunat, e veçanërisht fermerët e Graçanicës të kenë mundësi të shesin në tregun e Prishtinës”, njofton komunikata e komunës së Prishtinës.

    Ahmeti ka theksuar se nuk mjafton toleranca mes komuniteteve, por duhet të ketë pranueshmëri, respekt të dyanshëm, jo diskriminim, e as privilegjeve të njëanshme por barazi qytetare dhe funksionim të përbashkët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark