Ahmeti: Grabovci, përveç Bordeve, të bën edhe veteran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Grabovci, përveç Bordeve, të bën edhe veteran

    Insajderi
    22 August 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, duke folur për përgjimet të cilat po i publikon Gazeta Online Insajderi, ka thënë se “Sulmet e shpifjet mund t’i shtojnë por përgjimet vazhdojnë”.

    Sulmet e shpifjet mund t’i shtojnë por përgjimet vazhdojnë. Borde e tash edhe veteranë të UÇK-së, Grabovci të shtin në listë”, ka shkruar Ahmeti duke iu referuar përgjimit të radhës të publikuar nga Insajderi.com.

    “Voltaire ka thënë se çdo padrejtësi në fund krijon pavarësi. Neve na duhet pavarësi nga kapjet dhe hajnat e shtetit. Kjo padrejtësi do ta krijon edhe këtë pavarësi!”, ka shkruar më tej Shpend Ahmeti.

    Ai dje ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila përmes një konference për media, ka kërkuar nga prokuroria t’i hëtojë punësimet, siç kanë thënë ata, të paligjshme. Ahmeti ka thënë se pushteti po i hakmerret për shkak të denoncimeve që po ua bënë./Insajderi.com

    Dosja e Shefave XVI: Ndërhyrja e Grabovcit kërkohej edhe për statusin e veteranit të UÇK-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark