Ahmeti: Heqja e taksës 10% nga Kosova për produktet amerikane ka rëndësi politike për Trumpin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Heqja e taksës 10% nga Kosova për produktet amerikane ka rëndësi politike për Trumpin

    Insajderi
    04 April 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Prishtinës, ka reaguar lidhur me taksën 10% që Kosova ka për produktet amerikane.

    Sipas tij, heqja e kësaj tarife nuk ka ndonjë ndikim ekonomik për Shtetet e Bashkuara, por bart rëndësi politike për presidentin amerikan, sidomos në një kohë kur shumë shtete kanë shprehur qëndrime negative ndaj administratës Trump.

    “Heqja e tarifës 10 përqind nga Kosova për prodhimet amerikane nuk ka fare rëndësi ekonomike për ShBA.  Mirëpo, në kohën kur krejt reagimet e shteteve janë negative ndaj administratës së Trumpit, një vendim i tillë ka rëndësi politike për Trump.  Prandaj është vendim i rëndësishëm”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark