Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka përmendur rëndësinë e familjes së tij në rrugëtimin e tij politik.
Ai shprehu krenarinë për origjinën e tij nga familja Ahmeti, duke thënë se është i nderuar që është nip i Bahti dhe Hazir Torinës.
Ahmeti gjithashtu falënderoi familjen e tij të gjerë për mbështetjen e pandalshme, e cila ka qenë një motivim i vazhdueshëm për angazhimin e tij në politikë.
“Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik. Mbështetja dhe sakrificat e tyre më kanë motivuar gjithmonë të qëndroj i përkushtuar dhe të punoj për të mirën e vendit tonë”, shkroi ai në Facebook.