Ahmeti konfirmon se nga sot do të fillojë furnizimi me ujit 24 orë   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti konfirmon se nga sot do të fillojë furnizimi me ujit 24 orë  

    Insajderi
    27 March 2017 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga dita e sotme qytetarët e Prishtinës do të kenë ujë 24 orë.

    Në një prononcim për RTV “Dukagjini”, ai ka treguar se është bërë dezinfektimi dhe testimi i gypave.

    “E kemi dezinfektuar gypin nga sot do të kemi 24 orë ujë, nëse ka reduktime ka vetëm nga ndonjë prishje”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas tij, periudha e testimit dhe dezinfektimit të gypave ka zgjatur 10 ditë. “Problemet mund të jenë infrastrukturore dhe që kanë të bëjnë me lartësi, këtë problem duhet ta zgjedhin në mënyrë individuale”, ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

    Fabrika e ujit në Shkabaj ka kushtuar 35 milionë euro, investim i ky i Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe një kredi e marr nga Ujësjellësi “Prishtina”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark