Ahmeti krenohet me punën e shpejtë të administratës së komunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti krenohet me punën e shpejtë të administratës së komunës

    Insajderi
    25 May 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti krenohet me punën korrekte dhe të shpejtë të administratës së komunës së Prishtinës.

    Këtë ndjenjë krenarie Ahmeti e ka përcjell tek ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, pasi ka shpërndarë një foto të aktorit të njohur kosovar nga grupi “Stupcat”, Osman Azemi, i cili përmes një postimi ka lavdëruar punën e administratës së komunës që ai drejton.


    “Jam i lumtur që shof stafin e Komunës së Prishtinës në gadishmëri të plotë për të plotësuar nevojat dhe shërbimet ndaj qytetarëve”, shkruhet në postimin e anëtarit të grupit “Stupcat”.

    Ahmeti kishte premtuar se do të rregullonte sistemin e marrjes së dokumenteve në kryeqytet, madje ai ka bërë edhe një sistem elektronik të arritjes deri tek dokumentacioni i nevojshëm për qytetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark