Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, e kujton aktivistin e partisë së tij, Astrit Deharin, për të cilin thotë se sot do t’i mbushte 27 vjet, po të ishte gjallë.
“Sot Astriti do ti mbushte 27 vjet. Një student i dalluar, aktivist i pashoq, i gatshëm për punë gjithmonë u ndal padrejtësisht në kulmin e aktivizmit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com