
Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për komunën e Lipjanit, në një postim në Facebook ka njoftuar për tubimin që ka mbajtur sot me qytetarët e Lipjanit.Ahmeti shkroi se ky tubim madhështor është vula e fitores, duke shtuar se bashkë me qytetarët e Lipjanit kanë ndërtuar, zhvilluar dhe se bashkë do të ecin përpara.
Poashtu, ai tha se me punë e jo me fjalë, kanë deshmuar se Lipjani ecën përpara.“Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën. Ka zgjedhur punën, jo propagandën. Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së”, shkruan Ahmeti.
Postimi i tij i plotë:Lipjani uragani i fitores
Sonte Lipjani është zemra që rreh më fort se kurrë, dhe ky tubim madhështor është vula e fitores, sepse bashkë kemi ndërtuar, bashkë kemi zhvilluar dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara.Entuziazmi i jashtëzakonshëm dëshmon qartë se kemi punuar me transparencë dhe përgjegjësi, dhe me projekte që kanë transformuar çdo lagje e çdo fshat të Lipjanit. Sot secili prej tyre qëndron më mirë se dikur, dhe kjo është garancia e fitores sonë të padiskutueshme.
Ky uragan i fitores është për vazhdimin e punës së ndershme, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për Lipjanin që të gjithë e duam. Me punë, jo me fjalë, kemi dëshmuar se Lipjani ecën përpara.Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën. Ka zgjedhur punën, jo propagandën. Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së!
Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!