Ahmeti: Opozita nuk e ka ndërmend të propozoj dikë për President - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Opozita nuk e ka ndërmend të propozoj dikë për President

    Insajderi
    04 February 2016 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën shqipe, ku ka folur për krizën politike në vend.

    Sipas Ahmetit, Kosova nuk ka nevojë për procedurë të zgjedhjes së Presidentit dhe pikërisht për këtë arsye, opozita nuk ka ndonjë kandidaturë për këtë post.

    “Shteti është në krizë të thellë që ne ta paraqesim këtë vetëm si proces të kandidaturave”, ka thënë Ahmeti, raporton Insjaderi.

    Kësisoj, sipas kryetarit të Prishtinës, shteti nuk duhet të procedojë në zgjedhjen e Presidentit pa e zgjidhur çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

    “Ne kemi diskutuar shumë herë, dhe nuk mendojmë se jemi në fazën për të gjetur një kandidat”, ka thënë i pari i kryeqytetit.

    Ahmeti ka folur edhe për postin e tij si kryetar në Prishtinë duke e cilësuar punën e tij 2 vjeçare si një periudhë gjatë së cilës janë ndalur ndërtimet pa leje dhe është luftuar korrupsioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark