Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se e sheh si “të kotë dhe pa lidhje” deklaratën e Edi Ramës se Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën nëse nuk sheh perspektivë drejt Bashkimit Evropian.
Ahmeti ka deklaruar se bashkimi kombëtar nuk duhet të lidhet me perspektivën që kanë Shqipëria dhe Kosova në Bashkimin Evropian, por sipas kryetarit të Prishtinës, bashkimi kombëtar duhet të jetë një synim për të dyja shtetet, nëse është i mundur politikisht.
“Shife, ky kërcënimi me bashkim kombëtar si diçka që e kërcënon Evropën dhe për këtë duhet me na fut në Evropë, është kot dhe pa lidhje. Unë para një muaj e kam shkruar një shkrim për një medium të Brukselit, ku kam thënë se është koha e fundit që BE-ja ta qartësoj pozicionin e saj karshi Ballkanit”, ka thënë Ahmeti në një intervistë në Rrokum TV.
Lideri i Prishtinës ka thënë se lidhja që i ka bërë Rama çështjes së bashkimit kombëtar me perspektivën e Shqipërisë në BE, nuk është e duhura, raporton Insajderi.
“Unë pajtohem me kryeministrin Rama komplet, në konceptin që është koha e fundit që Bashkimi Evropian ta qartësoj sinqertë pozicionin e saj karshi Ballkanit: a jemi për me u pranu a s’jemi. Kjo sepse e kemi situatën të keqe në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri me protestat e opozitës. E në Mal të Zi po ashtu ka pasur, po e dijmë ndikimin rus. Kur i ke të gjitha këto, unë pajtohem që duhet të bëjmë qëndrimin shumë më të qartë për BE, por me kërcënu na me bashkim kombëtar ‘ose shtina në Evropë ose ne bashkohemi’, kjo i bie që ti po heq dorë nga bashkimi kombëtar për tu futur në Evropë”, është shprehur Ahmeti.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar sot e bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.
Në një intervistë për “Politico”, Rama ka paralajmëruar se “Europa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së Unionit.
“Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më influentë sesa Bashkimi Europian”, ka thënë Rama. /Insajderi.com
Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt