Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas incidentit të sotëm në Shkup, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai thotë se pasaporta diplomatike të garanton lehtësira, por jo të kalosh pa kontroll.
‘’Mbrojtja diplomatike të siguron mbrojtje p.sh mbrojtje nga arrestimi, mbrojtje nga kërkimi i xhepave, çantës.Unë mendoj që problemi ka qenë në qasje dhe në sjellje, mendoj që nuk e kanë respektuar mjaftueshëm presidenten”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Lidhur me këtë incident kanë reaguar edhe nga presidenca e Kosovës.
Bekim Kupina, këshilltar për media tha për Insajderin se është tentuar që t’i merret telefoni personal i presidentes Vjosa Osmani.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk është lejuar nga mbrojtja e afërm e presidentes Osmani.
/Insajderi.org/