Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar epilogun e seancës 10 orëshe të Kuvendit të Kosovës, që nuk arriti ta bëjë një rezolutë për Ramush Haradinajn, që po mbahet i ndaluar nga autoritetet franceze.
Ai ka shfrytëzuar fjalinë e famshme në gjuhën angleze për të treguar gjithë atë çfarë ka ndodhur e që sipas tij, kjo “qeveri duhet të shkojë në shtëpi, sepse është e dehur”
“Go home government, you are drunk!”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, kjo qeveri shihet që i ka borxh Serbisë.
“9 orë debat pa rezolutë që kërkon lirimin e Ramush Haradinaj. Nuk mundet inati ndaj opozitës me qenë më i madh se solidarizimi me një udhëheqës të luftës së UÇK së”, ka shkruar Ahmeti.