Ndërkohë që në media u publikuan matjet e cilësisë së ajrit nga qendra e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, sipas të cilës rezulton se ndotja e ka kaluar nivelin e ulët, duke kaluar në atë mesatar, kryetari Shpend Ahmeti ka publikuar në Facebook informata për matjen e ajrit në 6 pika në Prishtinë.
Matjet nga amabasada ishin bërë në ora 8 të mengjesit e që rezultonin të jenë në nivelin 59 ppm, ndërkaq dje ka qenë vetëm 49 ppm.
Ahmeti në Facebook ka shpërndarë një link në të cilën sipas tij shihet cilësia e ajrit e ditëve të fundit, në lagjen Ulpiana, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Dodona, Dardania dhe Qendra, e matur në kohë reale.