Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se e di arsyen pse Presidenti Hashim Thaçi po kërkon themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Në një tubim me qytetarët e Prishtinës Ahmeti nuk ka folur vetëm si kryetar i Komunës por edhe nga pozita e tij partiake, shkruan Koha.net.
“Zgjimi e përmendi Hashim Thaçin më herët, tash i ka ra në mend tash për këtë punë. Po krejt po e dimë pse po e bën, për përfitime politike kur i ka punët më së ngushti…”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti u takua me banorët e lagjes Kodra e Trimave dhe u premtoi zgjidhje për problemet e banorëve përfshirë ndërtimet pa leje.