
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është duke pritur që ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, sidomos ata të Quintit, të reagojnë mbi skandalin e përgjimeve të publikuar nga Insajderi – “Dosja e Shefave”.
“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit”, ka thënë Ahmeti, raporton Insajderi.
Ahmeti ka kritikuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, i cili nënshkroi një Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet me Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të agjencioneve të pavarura.
Këtë marrëveshje, përveç O’Connell, e nënshkroi edhe kryeministri Isa Mustafa, njofton Insajderi.
“Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet. Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, me e luftu atë”, ka thënë Ahmeti.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]
Insajderi përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, ka dëshmuar se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin dhe ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosovës, universitetet dhe mediet. /Insajderi.com