
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur pretendimeve të PDK-së rreth punësimeve në komunë.
PDK-ja gjatë ditës ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë punësimet në Komunën e Prishtinës, e cila dyshon se aty janë punësuar shumë njerëz pa konkurse.
Kësaj i është përgjigjur Shpend Ahmeti, duke e mohuar një gjë të tillë.
Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit në llogarinë e tij në facebook.
Para dy jave, portali Insajderi filloi të publikoj përgjimet e krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit në çdo cep, duke përfshirë dhe institucionet e pavarura. Para një jave unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara.
Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunes. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skenderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime.
Një portal në pronësi të një zv. Ministri ka marr listë nga thesari të të gjitha pagesave të bëra nga komuna duke thënë që këta janë militantet e VV të punësuar nga unë. RTK e cila nuk po flet ende për përgjimet e ka përcjellur këtë portal me titullin Shpend Grabovci dhe 250 të punësuar.
Vetëm për te ju treguar se çka janë në gjendje të bëjnë po I ndaj ca gjana me juve nga padia e cila I pret këtë javë.
Shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit. Nuk mund ti zhbëjnë hajnitë e korrupcionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara.
Stop kapjes së shtetit dhe stop hajnisë!/Insajderi.com