Ahmeti: Urrejtja ndaj shqiptarëve në Maqedoni është në maksimum - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Urrejtja ndaj shqiptarëve në Maqedoni është në maksimum

    Insajderi
    18 April 2016 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mbrëmë së bashku me disa shqiptarë të tjerë kanë qenë cak i sulmit të huliganëvë gjatë një ndeshje futbolli në Maqedoni, ka thënë se urrejtja ndaj shqiptarëve atje është në maksimum.

    “Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen janë dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka rrëfyer se si ka ardhur deri tek incidenti gjatë ndeshjes që ekipi Shkëndija, i përbërë nga lojtarë shqiptar, u përball me Vardarin e Shkupit.

    “Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjërat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë. Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngritën në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë.”

    “Mirëpo incidenti ndodhi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijës u ngrit në këmbë për të festuar. Që nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

    Ahmeti raportohet se ka qenë i shoqëruar në stadium nga Ragip Behrami babai i futbollistit të njohur shqiptar, Valon Bahrami./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark