Ahmeti vizitoi familjen e dy fëmijëve që humbën jetën në një gropë në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti vizitoi familjen e dy fëmijëve që humbën jetën në një gropë në Prishtinë

    Insajderi
    24 June 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po e viziton familjen Mramori në Kolovicë të Prishtinës ku një ditë më parë e humbën jetën dy fëmijët e saj pasi ranë në një gropë,.

    Në këtë tragjedi vdiqën Florenti 11 vjeçar dhe motra e tij, Florenta 13 vjeçare.

    Gjatë qëndrimit në këtë familje, kreu i Prishtinës ka premtuar se do t`i mbulojnë shpenzimet e ceremonisë së varrimit si dhe ato për bartjen e pjesëmarrësve në varrim.

    Lamtumira e fundit, fëmijëve do t`iu jepet në orën 15:00, njofton Klan Kosova.

    E pas kësaj tragjedie që i ndodhi  familjes Mramori, të enjten mbrëma dha dorëheqje edhe drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark