Ahmeti: Vjedhja e telefonit të kryeprokurorit është mesazh nga ‘nëntoka’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Vjedhja e telefonit të kryeprokurorit është mesazh nga ‘nëntoka’

    Insajderi
    22 November 2016 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vjedhja e telefonit të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi është mesazh për të dërguar nga nëntoka.

    “Me hy ‘hajnat’ me vjedh telefonin e kryeprokurorit naten kur ata janë në shtëpi nuk është vjedhje por mesazh. Po i quaj kushtimisht “hajna” sepse nuk besoj se janë vetëm hajna. Por kjo e gjitha po ndodh para syve të policisë. Kjo ndjenjë e pasigurisë që po krijohet është e qëllimtë, por është edhe shenjë e kërcënimeve të fundit që mund të bëjnë grupe të nëntokes. Bashkë kundër krimit,” ka thënë Ahmeti.

    Shtëpia e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi është bërë cak i një grabitjeje të martën në ora 3 e 15 minuta.

    Persona të panjohur kanë arritur të futën në shtëpinë e tij, derisa Policia ka qenë duke e ruajtur atë. Kryeprokurori së bashku me familje kanë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë.

    Por, Lumezi ka konfirmuar për Insajdeirn se atij i ëshët vjedhur vetëm një telefon.

    “Nëse kryeprokurorit i futet dikush në shtëpi në kohën që ruhet nga Policia, kjo është shumë e dyshimtë”, ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark