Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetgjekaj ka thënë se Rilind Gërvalla si drejtor i televizionit në RTK ka pasur haptazi simpati për Lëvizjen Vetëvendosje, por që se nuk kanë gjetur fakte se ishte pjesë e saj.
“Është fakt që Bordi bashkë me mu si ushtrues detyre dhe pastaj si drejtor I përgjithshëm kishim përcaktim të qartë që të depolitizojmë RTK. Në të kaluarën ka pas edhe punësime poltike. Por ajo që ka ndodhur me Rilind Gërvallën është një evoluim të themi hap pas hapi, fillimisht ne nuk kemi prit që do të kemi dikë që ka bindje politike ndaj një partie që do të jetë në krye të ndonjë dikasteri të rëndësishëm në RTK, sic është televizioni në këtë rast.
Ne kemi një rregullore, unë si drejtor I përgjithshem themeloj një komision prej 5 anëtarëve të cilët e bëjnë përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për drejtor të televizionit, Gervalla ka qenë pjesë e garës, bashkë me të edhe 3 të tjerë nga RTK. Gërvalla pavarësisht që ka mbështetur partinë kjo dihet hapur, ai ka qenë në RTK qysh moti, nuk ka qenë person politik që ka ardhur jashtë RTK, I importuar brenda nga ky subjekt politik. Që ka pas një simpati për partinë ajo dihet, por a ka qenë pjesë e strukturave, unë personalisht nuk e kam ditur”.
Madje, Ahmetgjekaj tregoi se ka kërkuar përgjigje nga VV’ja se a ka qenë Gervalla pjesë e kësaj partie.
“Gërvalla ka dalë i pari në garën e brendshme. Ndërkohë gjatë këtij konkursi ka pasur shkrime në media ku thuhet se Gervalla është anëtar I Këshillit të Partisë, dhe janë publikuar fotografitë ku shihet duke votuar në mbledhjet e partisë. Pas publikimit të këtyre, kur ka ardhë emri I tij si kandidati më i suksesshëm, kemi fillu kërkimin zyrtarisht., Kemi hy në faqe të VV’së dhe askund skemi mujt me i gjet ato fakte.
Kemi kërku përgjigje zyrtare nga VV’ja, nëse ky person ka qenë në tri vitet e fundit në strukturat drejtuese nuk mund të jetë udhëheqës i një dikasteri në RTK. Përgjigja që kemi marrë që në tri vjetet e fundit nuk ka qenë në strukturat e kësaj partie”, tha ai në Rubikon.