Fituesi i çmimit Nobel për Paqe Martti Ahtisaari thotë se po largohet si kryetar i organizatës paqësore që themeloi 17 vjet më parë për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve globale.
Ahtisaari e bëri njoftimin të martën në një takim të Iniciativës së Menaxhimit të Krizave me bazë në Helsinki. Ai thotë se ka rekomanduar që ish kryeministri finlandez Alexander Stubb ta zëvendësojë atë kur të largohet në vjeshtë, shkruan FoxNews.
Ahtisaari, ish-president i Finlandës, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008 për dekadat e tij të punës si diplomat dhe ndërmjetës. Ai merret me ndihmën për t’i dhënë fund 30 vjet luftimeve mes rebelëve të Aceh dhe qeverisë indoneziane, për të sjellë pavarësinë në Namibi dhe për të lehtësuar tërheqjen e Serbisë nga Kosova.
Ai themeloi CMI në vitin 2000. Ahtisaari tha se do të vazhdojë të punojë me organizatën si këshilltar. /Insajderi.com