Javier Pastore ka treguar se si Kylian Mbappe bëri shaka duke thënë se Lionel Messi ishte ai “bir bushtre” që udhëhoqi Argjentinën drejt një fitoreje në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës.
Kapiteni i Argjentinës, Messi e ndihmoi Argjentinën të fitonte me penallti kundër Francës në Katar në vitin 2022, pavarësisht se Mbappe shënoi një het-trik për Les Bleus në atë përballje.
Pastore zbuloi se vizitoi dhomën e zhveshjes së Paris Saint-Germain muaj më vonë dhe Mbappe foli për bashkëlojtarin e tij të atëhershëm Messin.
“E pashë [Mbappen] disa muaj pas finales në Katar, kur PSG shkoi të stërvitej dhe të luante një ndeshje. Dhe unë isha në dhomën e zhveshjes, me të, me Messin, me Neymarin”.
“Unë e urova atë për paraqitjen në Kupën e Botës dhe më tha: ‘Jo, ky bir bushtre Messi na mundi në Botëror…’ Ishte si shaka, sikur të thoshte se Leo e kishte fituar i vetëm”, ka treguar Pastore.
Ish-ylli i Argjentinës dhe PSG-së, Pastore, është impresionuar nga Mbappe, i cili beson se ka një mentalitet të ngjashëm me Messin dhe Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/