“Ai është një djalë shumë i mirë por...”, Trump deklarohet për planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ai është një djalë shumë i mirë por…”, Trump deklarohet për planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

    Insajderi
    25 July 2025 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump ka hedhur poshtë planin e Emmanuel Macron për të njohur Palestinën si shtet.

    Presidenti francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet të bëjë një njoftim zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shkruan skynews.

    Macron tha se shpreson që plani do të sjellë paqe në rajon, por shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe SHBA.

    “Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi,”, tha Trump.

    “Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë.”

    Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni “e kundërshton fuqishëm” planin e presidentit francez, Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, ndërsa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara që synon zgjidhjen me dy shtete për palestinezët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark