×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ai është shefi i korrupsionit dhe i hajnisë në Kosovë” – Haradinaj e sheh përgjegjës Kurtin për skandalin e Kusarit e Pecit

    Insajderi
    28 November 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “shefi i korrupsionit dhe i hajnisë”, shkruan Insajderi.

    Ai u shpreh se Kurti ka lejuar dhe mbrojtur korrupsionin në administratën e tij, duke i dhënë mundësi ministrave të tij për të realizuar tenderë të njëburimor, pa mbikëqyrje të duhur.

    “Ky e ka lejuar korrupsionin vet, Kurti është shefi i korrupsionit, hajnisë në Kosovë. Ata kur vjedhin, Kurti i mbron dhe i sulmon prokurorët. Nën mbrojtjen e Kurtit, ministrat e tij kanë guxuar të japin tendera njëburimor, aq shumë,” tha Haradinaj në Pressing.

    Ai foli edhe për skandalet që kanë përfshirë shefen e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila dhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

    Sipas tij janë të lidhura ngushtë me vendimmarrjen e Kurtit, duke e konsideruar atë si përgjegjësin kryesor për ato që ndodhin në qeveri.

    Ai po e mbron vetën dhe ata, se këto janë hallkat të të njëjtit zingjir. Kur i kputet një hallkë e din ku mbërrin. Ai është shefi i krejt këtyre zhvillimeve, asgjë nuk bëhet pa dijen e tij, e pa bekimin e tij. Ai është përgjegjësi i parë,” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark