“Ai meriton të fitojë gjithçka”, Luis Enrique mbështet yllin e skuadrës për Topin e Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Ai meriton të fitojë gjithçka”, Luis Enrique mbështet yllin e skuadrës për Topin e Artë

    Insajderi
    10 July 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luis Enrique e ka mbështetur Ousmane Dembelen për Topin e Artë 2025 pas fitores ndaj Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.

    Dembele ka dhuruar edhe një super paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Real Madridit, duke qenë i pakapshëm me një gol dhe një asistim.

    Paraqitjet e tij brilante në super sezonin e PSG-së, të cilët kanë fituar çdo trofe deri tani, kanë bërë që Dembele të llogaritet si njëri nga kandidatët kryesor për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë.

    Kur u pyet për perspektivat e yllit të PSG-së për Topin e Artë, trajneri Enrique tha se ai meriton të fitojë ‘gjithçka’.

    “Është hera e parë që mund të mbështetemi tek ai si titullar; ai është një lojtar si çdo tjetër”, ka thënë fillimisht trajneri i PSG-së.

    “Ai po e gjen formën e tij; mendoj se është lojtari më i mirë këtë sezon, madje deri tani. Ai meriton të fitojë gjithçka; ai ka dhënë gjithçka për ekipin”, përfundoi Enrique.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark