AI ministrja e Ramës “Diella” përsëri interesante për agjencitë e lajmeve, Reuters publikon pjesë të fjalimit të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AI ministrja e Ramës “Diella” përsëri interesante për agjencitë e lajmeve, Reuters publikon pjesë të fjalimit të saj

    Insajderi
    18 September 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria, ditë më parë, ka prezantuar ministren e parë të inteligjencës artificiale, një figurë digjitale e krijuar përmes teknologjisë së avancuar, që do të merret me menaxhimin e prokurimeve publike.

    Reuters përveç që i ka kushtuar artikull ministres Diella, tashmë ka publikuar në Facebook edhe një pjesë të fjalimit të sotëm të ministres në parlamentin shqiptar.

    Theksojmë se sipas autoriteteve shqiptare, kjo nismë synon të rrisë transparencën, të përshpejtojë procedurat dhe të minimizojë mundësinë e abuzimeve në tenderë publikë.

    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se përdorimi i inteligjencës artificiale do të sjellë një epokë të re në administratën shtetërore shqiptare, duke e bërë më efikase dhe më të drejtë.

    Ky inovacion e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon që eksperimentojnë me përdorimin e AI-së në nivele kaq të larta të qeverisjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark