“Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel”, a do të shkarkohet Nagavci nga Kurti? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel”, a do të shkarkohet Nagavci nga Kurti?

    Insajderi
    08 April 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

    Veprimet anti-kushtetuese, kryeministri Albin Kurti, dikur i quante si veprime të kriminelëve. Në rastin konkret kështu e quajti Kurti, ish-liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Ishte pikërisht viti 2015 kur ai po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë.

    “Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.

    Ndërkaq sot, pas 7 vitesh kur Kurti për herë të parë është ngjitur në pushtet, duket se po përballet me një problem të njejtë, dhe “kriminelja” del të jetë ministrja e tij, Arbërie Nagavci e cila drejton Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

    Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hidhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qëndron Kastrati./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark