Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.
Ndaj kësaj ka reaguar Isa Mustafa, ai në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se është mirë me shëndet, ndërsa e quajti Beqirin “qullash”.
“Unë jam mirë me shëndet. LDK është shumë mirë. Edhe ai qullash i Albin Kurtit uroj të jetë mirë!”, tha Mustafa për Insajderin.
Për të mirën e Prishtinës sonë: tash me punë të ndërshme, përparimtare e ndryshime të mëdha. pic.twitter.com/W7nCTnGLyL
— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) June 8, 2023
Shkatërruesit e LDK-së. 😌😂 pic.twitter.com/MS4SEk3men
— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) June 8, 2023
Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.
Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.