AI: Rreth 13 mijë njerëz u ekzekutuan në një burg në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    AI: Rreth 13 mijë njerëz u ekzekutuan në një burg në Siri

    Insajderi
    07 February 2017 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 13 mijë njerëz, shumica prej tyre mbështetës civilë të opozitës siriane, janë ekzekutuar në fshehtësi në një burg në Siri, tha grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International.

    Në raportin e tij thuhet se varje masive janë bërë çdo javë në burgun Sajdnaja, në veri të Damaskut, në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2015.

    Amnesty tha se ekzekutimet e dyshuara janë autorizuar në nivelet më të larta të Qeverisë siriane.

    Grupi ka intervistuar 84 njerëz, përfshirë ish-roje, ish të burgosur dhe ish-zyrtarë burgu për raportin e tij. Ai po ashtu bëri thirrje për hetim nga Kombet e Bashkuara.

    Qeveria më herët ka mohuar vrasjen ose keqtrajtimin e të burgosurve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark