Ajeti mbetet në Serie A, e kërkon Torino – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ajeti mbetet në Serie A, e kërkon Torino

    Insajderi
    20 May 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 22-vjeçarin e kombëtares shqiptare interesohet Torino, që kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe cilësor dhe që jep garanci për të ardhmen.

    Për të siguruar kartonin e Ajetit, drejtuesit e Torinos do t’i ofrojnë Frosinones mbrojtësin ukrainas Vasyl Pryyma, që këtë sezon është aktivizuar po te Frosinone në formën e huazimit në pjesën e dytë të sezonit.

    Të dy kishim kontratë për një vit me të drejtën e riniovimit, shqiptari me Frosinonen dhe ukrainasi me Torinon, që do të thotë se një shkëmbim i mundshëm mes tyre, është mëse i pranueshëm, me klubin lacial që gjithsesi nuk do të hiqte dorë plotësisht nga kartoni i Ajetit.

    Arlind Ajeti që kur mbërriti në Serinë A në muajin nëntor, u shndërrua në titullar i padiskutueshëm në radhët e Frosinonës, ku ka luajtur në 16 ndeshje, për një total prej 1218 minutash. Në rast se skuadra e Stellones do të mbijetonte, kontrata e Ajetit do të rinovohej automatikisht për dy sezonet e ardhshme.

    Përcaktues për të ardhmen e qendërmbrojtësit shqiptare pritet të jetë dhe aktivizimi i tij në finalet e Europianit. Në rast se Shqipëria do të ketë një ecuri pozitive, sigurisht që edhe kuotat e lojtarëve të kombëtares në tregun e futbollistëve do të rriteshin ndjeshëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark